E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar! I mbylli gazetarët e Stop në zyrë, kameramani u godit! Tani noterja në burg
Aktualitet

Spitali rajonal Fier, Manastirliu: 398 punonjës në total, 56 prej tyre do jenë nga Turqia

Spitali rajonal memorial në Fier i premtuar nga presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan në janar të këtij viti është gati që të hapet brenda pak ditësh.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu teksa tregoi nga afër ambientet e këtij spitali tha se në të do të ketë 398 punonjës, 56 prej tyre janë planifikuar të vijnë nga sistemi shëndetësor turk.

‘Janë rreth 700 punonjës aplikues, të cilët tashmë janë në fazën e përzgjedhjes. kemi filluar në fazën e parë të përzgjedhjes së stafit mjekësor/infermieror dhe do të kalojmë direkt në stafin administrativ. Por risia në këtë spital është se do jetë një bashkëpunim me kolegët turk”, u shpreh ministrja.

Ministrja bën me dije se në këtë spital do të ofrohen shërbimet e planifikuara dhe urgjencat.Pjesë e spitalit është edhe shërbimi infektiv, nga ku do marrin shërbim edhe pacientët e prekur me covid.

“Këtu është pavijoni me dhoma standarde, të gjitha dhomat janë teke, janë 150 shtretër të akomoduara kështu. Ky krah i këtij spitali është dedikuar për shërbimin infektiv dhe sigurisht për pacientët me Covid”, tha më tej ministrja.

Për herë të parë në Spitalin Rajonal të Fierit do aplikohet autonomia spitalore, që ka në thelb pagesën e mjekëve në bazë të numrit të vizitave dhe operacioneve të kryera.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑