‘Mos kaloni vijën e kuqe’, paralajmërimi i Putin: Reagojmë ashpër e shpejt ndaj provokimeve të huaja – Stop
Bota, Të Gjitha

‘Mos kaloni vijën e kuqe’, paralajmërimi i Putin: Reagojmë ashpër e shpejt ndaj provokimeve të huaja

Në mesin e tensioneve me Perëndimin për një sërë çështjesh, presidenti rus, Vladimir Putin gjatë fjalimit vjetor para ligjvënësve paralajmëron se Rusia do të reagojë ashpër dhe shpejt ndaj provokimeve të huaja.

“Veprimet armiqësore kundër Rusisë nuk ndalen. Në disa vende, është futur një zakon i keq – për ndonjë arsye, dhe më shpesh pa asnjë arsye për të etiketuar Rusinë. është kthyer një lloj sporti. Ne duam të kemi marrëdhënie të mira me të gjithë pjesëmarrësit ndërkombëtarë. Me të vërtetë nuk duam të djegim ura, por nëse dikush i percepton qëllimet tona të mira si indiferencë ose dobësi, dhe hedhë në erë këto ura, atëherë ai duhet ta dijë se përgjigjja e Rusisë do të jetë asimetrike, e shpejtë dhe e ashpër. Ata që organizojnë ndonjë provokim që kërcënon interesat tona themelore të sigurisë do të pendohen”, u shpreh presidenti Putin.

Shefi i Kremlinit shtoi  se ai “shpreson” që asnjë aktor i huaj të mos kalojë “vijat e kuqe”

“Si udhëheqëse në krijimin e sistemeve luftarake të gjeneratës së re, në zhvillimin e forcave moderne bërthamore, Rusia edhe një herë i fton fuqimisht partnerët e saj të diskutojnë çështje që lidhen me armët strategjike dhe sigurimin e stabilitetit global. Por shpresoj që askush të mos mendojë të kalojë të ashtuquajturën ‘vijë të kuqe’ në lidhje me Rusinë dhe se ku do të jetë kjo vijë do ta përcaktojmë vetë ne”, tha Putin.

Raportet mes Moskës dhe Perëndimit janë tensionuar qoftë për situatën në Ukrainën Lindore, sigurinë e opozitarit rus Navalnly apo edhe sanksionet që SHBA ka vendosur duke e akuzuar Rusinë për sulme kibernetikë e ndërhyrje në zgjedhje. Në fjalimin 90 minutësh, Putin u ndal edhe tek situata nga pandemia, duke theksuar se deri në muajt e vjeshtës do të imunizohet e gjithë popullsia ruse. Putini gjithashtu bëri me dije investimin e planifikuar të vendit në arsimin e zgjeruar ushtarak, armët hipersonike dhe raketat balistike ndërkontinentale.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *