Protesta në Himarë për Belerin, të pranishëm kryebashkiaku i Selanikut dhe i Athinës

Njerëz të shumtë janë mbledhur këtë të hënë në Pedonalen e Himarës për të protestuar për mbajtjen në paraburgim të Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

Të pranishëm në këtë protestë janë edhe të deleguar nga shteti grek si kryetari bashkisë së Selanikut Kostandinos Zervas dhe Kryetari bashkisë Athinës, Bakojanis.

Kjo proteste po organizohet nga organizata “Omonia” dhe siç thuhet në njoftimin e organizatës, tubimi organizohet pasi përfundon afati tre mujor i përcaktuar me Ligjin Zgjedhor për betimin e Fredi Belerit si kryebashkiak.

Kryebashkiaku i Athinës do të jetë ndër folësit në këtë aktivitet, në mbështetje të kryebashkiakut të zgjedhur që mbetet në paraburgim, thuhet në njoftim.

Të Fundit