E ftoi Rama, kryeministrja italiane lë pushimet në Puglia dhe niset drejt Vlorës me familjen

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka planifikuar të zhvillojë një vizitë në bregdetin e Vlorës sot me familjen e saj.

Sipas mediave italiane, Meloni ka ndërprerë pushimet e saj në një fermë pranë Ceglie Messapica në Puglia, pasi pranoi ftesën e kryeministrit Edi Rama.

Ajo do të shoqërohet nga bashkëshorti i saj Andrea Giambruno, vajza Ginevra dhe mundet edhe nga motra e saj Arianna me bashkëshortin Francesco Lollobrigida.

Në axhendën e Melonit, sipas Corriere.it, është edhe një vizitë në shtëpinë e Ramës, ndërsa ende nuk dihet se sa do të zgjasin pushimet në tokën shqiptare.

Vizita e Melonit në Vlorë vjen në një kohë kur kryeministri Rama ka shprehur vlerësim të lartë për lideren e “Fratelli d’Italia”, në intervistat e fundit për mediat italiane.

Të Fundit