Po ndizte qiri në Kishën e Laçit, gruaja rrëzohet nga lartësia dhe humb jetën – Stop
Aktualitet, Lajme, Të Gjitha

Po ndizte qiri në Kishën e Laçit, gruaja rrëzohet nga lartësia dhe humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Kishën e Laçit.

Një grua, e cila po ndizte qiri në një shpellë tek Kisha e Laçit, është rrezuar nga lartësia dhe ka marrë dëmtime të rënda në kokë.

Fatkeqësisht, gruaja ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Traumës nga frakturat e rënda që kishte marrë në kokë.

Sipas informacioneve paraprake, gruaja mendohet të jetë rreth moshës 60 vjeç.

Ajo nuk është identifikuar akoma pasi nuk ka pasur dokumenta me vete dhe në momentin e ngjarjes nuk ka qenë e shoqëruar nga njeri.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *