Sali Berisha provon ballokumen e Elbasanit, qytetarët i lidhin verore

Ish-kryeministri, Sali Berisha është pritur me ovacione në Elbasan ku ka shkuar të festojë Ditën e Verës.

Ai ka provuar ballokume, ëmbëlsirën tradicionale, ndërsa qytetarët i kanë lidhur dhe një verore në dorë, simbol të festës.

“Mezi po të prisnim”, “O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do”, ishin disa nga ovacionet që dëgjoheshin kryesisht.

Disa gra i puthën dorën kryedemokratit, ndërsa të tjerë u bënë pjesë e shëtitjes së Berishës në Elbasan. Ai përshëndeti qytetarët dhe uroi Ditën e Verës për të gjithë.

Të Fundit