I zë pritë në rrugë dhe rreh bashkëfshatarin me sëpatë, mjeku ligjor: Nuk zgjat fraktura 9 ditë!

Më 17 shkurt 2023, Flurat Godaj tregon, se bashkëfshatari i tij, Krenar Likskëndaj, i zuri pritë në rrugë dhe e dhunoi rëndë më pjesën e pasme të sëpatës.Ngjarja ka ndodhur në fshatin Brataj, Selenicë. Sipas denoncuesit, nuk ka një arsye për këtë dhunë të ushtruar ndaj tij. Por sot Flurati qëndron i fshehur larg fshatit, pasi ka frikë, se autori mund ta gjejë dhe ta dhunojë sërish. Flurati tregon, se pas agresionit, Krenari është lënë i lirë. Sipas tij, edhe më parë autori ka ushtruar dhunë te bashkëfshatarët e tjerë dhe sërish nuk është dënuar.Flurati, që nga ajo ditë, gjendet i shtrirë në krevat, i paaftë.OPGj thotë, se është faji i mjekut ligjor, që dhunuesi është i lirë, pasi fillimisht akuza ishte për plagosje të rëndë.Por mjeku ligjor Alban Hazizaj, shpjegon, se për shkak të frakturave ai ka dhënë raport mbi 9 ditë.Juristja Drita Agaj shpjegon, se agresori duhet të izolohet. Lënia në qetësi, sipas saj, e bën më të dhunshme këtë kategori.

Të Fundit