Pallati i shpeton termetit/ Instituti i ndertimit e shpall te pabanueshem!

Tërmeti i 26 nëntorit preku zonat e Durrësit, Lacit dhe Tiranës. Ndodhemi në kryeqytet, në njësinë numër 3. Banorët e një pallati 2 katësh, po përballen me kalvarin e vlerësimit të pallatit të tyre. Edhe pse banorët thonë, se nuk pësuan asnjë dëm, në 8 janar pallatit i vihet shiriti, që e shpallte të pabanueshëm.Në njësinë administrative u dhanë një formular dhe bonus qiraje, duke u thënë, se pallati është i pabanueshëm e do të shembet.Grupi i xhirimit i “Stop”bën një vëzhgim në shtëpitë e banorëve, por askund nuk duken shenja dëmtimi.Në këto kushte banorët iu drejtuan ekspertes private Irma Sula,e cila e vlerësoi pallatin të banueshem dhe me dëmtime të vogla, që kanë nevojë për suvatim dhe lyerje.

Për problemin e banorëve të pallatit 2-katësh në njësinë numër 3, iu drejtuam Institutit të Ndërtimit, konkretisht drejtorit Agron Hysenlliu.Ky i fundit u shpreh, se për këtë rast, është bërë një akt-konstatimi dhe pallati është i pabanueshëm, sepse është i vjetër dhe një tërmet 8 ballë e shemb fare. Kur Hyselliu përballet me vlerësimin e ekspertes private, ai thotë, se ajo mund të ketë të drejtë, por duhet ta argumentojë në Institutin e Ndërtimit.Mes dy vlerësimeve dhe hallit të banorëve, Hysenlliu thotë, se heq dorë nga ky rast, pasi ka konflikt interesi, për shkak se motra e tij banon në këtë objekt.

Të Fundit