Pallati i pabanushem/Nuk merr bonusin e qerase!

Besmir Lika nga Durrësi, i është drejtuar emisionit Stop, pasi shtëpia e tij, që ndodhet në katin e tretë të një pallati, të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, rezulton e banueshme.Për këtë shtëpi, ai ka marrë një kredi që në vitin 2012, të cilën vazhdon të shlyejë.Akt-konstatimi i ekspertëve, e nxorri dëmtimin e pallatit DS3, pra dëmtim i mesëm, por i pabanueshëm. Besmiri ka dorëzuar të gjitha dokumentet, por ende bonusin e qerasë nuk e ka marrë. Në Bashkinë e Durrësit i kanë thënë, që shtëpia e tij është e banueshme, pasi kështu rezulton në sistem. Shumica e komshinjve kanë përfituar bonus qiraje dhe po marrin edhe këstin e dytë, ndërsa Besmiri nuk ka përfituar. Ne i jemi drejtuar njësisë administrative, për t’u interesuar, nëse ka ndonjë problem në dosjen e tij, por aty na thonë, se dosja është cuar në bashki.Nga ana tjetër në bashki na thonë, se është bërë një ngatërresë, përsa i përket adresës.Pas ndërhyrjes së Stop, adresa u rregullua dhe Besmiri do të jetë përfitues i dy kësteve të bonusit të qirasë.

Të Fundit