“Mund të shmangim një tragjedi”/ Agron Shehaj thirrje shtetit: Mbani vëmendjen!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj thotë se qeveria shqiptare është në gjumë lidhur me përhapjen e koronavirusit,
Sipas tij, nëse nuk merren masat, mund të ndodhë një tragjedi, nisur nga ajo ç’ka po ndodh në Itali

Shehja kërkon më shumë vëmendje dhe shtim të masave me qëllim që koronavirusi të mos hyë në vendin tonë.

Italia është në një gjendje emergjence të paprovuar, ka shpallur shtetrrethiminn e rajoneve të tëra për të kontrolluar në menyre të dëshpëruar epideminë që nuk ndalet, të prekurit rriten me mbi 1000 raste në ditë dhe spitalet po shkojnë drejt kolapsit nga numri i lartë i pacientëve.
Ndërsa në Shqipëri, qeveria duket se ka rënë në gjumë për rrezikun e koronavirusit që i vjen nga Italia dhe ka kthyer në prioritet refugjatët sirianë e jo qytetarët e vet.
Në Itali, epidemia nisi para rreth 2 javësh, pasi hyri i infektuari i parë, dhe para se të shpërthente në mënyrë masive nuk dha asnjë shenjë. Duhet ti lutemi Zotit që kjo gjë të mos ndodhë në Shqipëri, por duhet t’i bëjmë presion qeverisë të mbajë gjithë vëmendjen tek parandalimi i futjes së virusit në Shqipëri.
Shqetësimi im mund t’i duket dikujt i ekzagjeruar, por nëse sot marrim masat e duhura mund të shmangim nje tragjedi”, shkruan Shehaj.

Të Fundit