E Enjte, 26 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Shuhet në moshën 76-vjeçare mjeku Ylli Ziçishti, ish-deputet i PS Pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PS-së, Spiropalit i ndryshojnë karrigen në Kuvend, zhvendoset në krahun e opozitës Shehaj: U tmerruat nga deklarata e ambasadorit amerikan për provat, e kaluat ditën duke fshirë e-mailet dhe SMS-të “100 orë punë në interes publik” GJKKO jep vendimin për kryebashkiakun e Vaut të Dejës Ursula Von der Leyen: 338 milionë euro të tjera për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut Berisha refuzon të lirojë foltoren e Kuvendit, vijon fjalimin me mikrofon të fikur Rama ndan pamje nga Konferenca e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor: Vijon edhe sot me diskutime e takime pune STOP-EMISIONI 55(Sezoni 12) 25 Nentor 2026- Pamjet e aksidentit mes dy motorreve, ekspertiza nuk merr videon, fajtor shpallet i godituri. GJKKO merr vendimin, me sa vite burg dënohet nëna e Monika Kryemadhit Gjysma e apartamenteve me qira në Tiranë janë më të shtrenjta se 660 euro/muaj, çmimet për 56 zona
Aktualitet

Mbi 20 mijë € të padeklaruara në kufi, procedohet 56-vjeçari. I sekuestrohen paratë

Një 56-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë pasi nuk deklaroi mbi 20 mijë euro në portin e Vlorës.

Gjatë kontrollit fizik të këtij personi punonjësit e Policisë Kufitare gjetën 20 345 euro, të cilat nuk ishin deklaruar sipas ligjeve në fuqi, të cilat u sekuestruan.

Ndërkohë 56-vjeçari do të procedohet i lirë , për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit të Hetimit dhe ZMPKT Vlorë, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Sh., 56 vjeçe, banues në Vlorë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Procedimi penal ndaj këtij shtetasi filloi pasi në portin e Vlorës, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit A. Sh. dhe kontrollit në automjetin e tij, gjetën 20 345 euro, të cilat nuk ishin deklaruar sipas ligjeve në fuqi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑