Manipulimi i dokumentave nga gardisti ne Farke e Kadaster, deshmia e ARRSH-Stop-17 Qershor 2021 – Stop
Të Gjitha

Manipulimi i dokumentave nga gardisti ne Farke e Kadaster, deshmia e ARRSH-Stop-17 Qershor 2021

Emisioni “Stop” tregon, sesi u manipuluan dokumentat, që prodhuan një mbivendosje artificiale në favor të shtetasit Gazmend Brahja. Në fillim në lojë hyri Njësia Farkë, që jashtë kompetencës, me kërkesë të familjes Brahja, bën një azhornim të zonës, ku është konflikti dhe prodhoi mbivendosjen. Me kamera të fshehtë, specialisti i njësisë, i cili verifikoi pronën në terren, thotë, se është bërë procedura, por i mbetet kadastrës ta hetojë dhe të ndryshojë kufijtë. Gjithashtu në këtë procedurë mungojnë deklaratat e kufitarëve, gjë që tregon, se cdo gjë është bërë me njohje dhe presion.Specialisti i Drejtorisë së Përgjithshme të Kadastrës i shmanget përgjegjësisë, duke ia kaluar fajin njësisë Farkë.Nga ana tjetër specialisti i ARRSH-së, tregon, sesi u kompesua familja Brahja për pronën, që prekej nga projekti i Unazës së Madhe. Por më pas u ndryshuan dokumentat dhe u prodhua mbivendosja.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *