Manastirliu shpalos 7 vendimet e marra nga qeveria për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shpalosur vendimet e marra nga qeveria në një fazë kur vendi tashmë është prekur nga koronavirusi.

Manastirliu ka thënë se tashmë duhet një pakt me qytetarët dhe mediat që të ndiqen të gjitha rregullat nga institucionet.

VENDIMET

”1- Mbyllja e aktiviteteve publike apo jopublike, grumbullimet, konferencat, koncerte, tubime, dëgjesa publike deri më 3 prill
2- Vetëkarantinim i detyruara për qytetarët që vijnë nga nga ”zonat e kuqe” të vendeve të prekura3- Strukturat shëndetësore do të mbështesin të gjithë personat e identifikuar që kanë hyrë
4- Moszbatimi i urdhërit është i dënueshëm të ligjit për parandalimin e sëmnduejve infektivve
5- Ndalimi i eksportit të barnave dhe pajisjeve mjekësore ndalohet, do të kryhen me autorizim
6- Kufizimin e lëvizjes së shoqëruesve dhe familjarëve për pacientët, në spital ndalohet hyrja e familjarëve apo shoqëruesve. Me përjaashtim kur kërkohet nga mjekët apo Drejtoria e Spitaleve. Ftojmë qytetarët të zbatojnë rregullin.
7- 400 milion lekë të cilat vjnë për mbështetjen e sistemit shëndetësor në kuadër të masave paraprake për parandalimin e koronavirusit do të shkojnë për fuqizimin e flotës së aparaturave dhe rritjen e stokut të mjeteve mbrojtëse personale.

Kërkohet më shumë se kurrë një pakt me qytetarët dhe mediat për të ndihmuar në sjelljet korrekte pasi vetëm to, ndjekja e rregullave nga institucionet do të na ndihmojë të evitojmë përhapjen e virusit. Të dëgjojmë me shumë kujdes udhëzimet nga institucionet përkatëse dhë të shmangim kontaktet e shmangshme për të kufizuar shpërndarjen e këtij virusi. është çelësi për ta fituar këtë sfidë. Duhet të shohim dhe mbrapa. Shqipëria i ka kaluar këto sfida si SARS, MERS. Duhet të besojmë tek profesionistët, mjekët.”- tha Manastirliu.

Të Fundit