Gjatë foltores së ish kryeministrit Berisha dje në Gjirokastër, një qytetar nga Tepelena e quajti Berishën si Bad Spenserin e Shqipërisë.Por në sallën e parlamentit, kreu demokrat Basha vendosi sot të tregojë, se kush është Bad Spenseri i vërtetë. Ai u cua në foltoren e Parlamentit, ndërsa fliste ministrja Ogerta Manastirliu, duke detyruar ndërhyrjen e gardës. Më pas, në fjalën e tij, Basha përdori disa herë personazhin e emisionit “Stop”, Tiren e sanatoriumit, për të thirrur me këtë emër, kryeministrin Rama dhe zëvendësin e tij Ahmetaj.
- +355 67 220 8888
- [email protected]