Fier/ I verbri 8 muaj pa kemp, i ngaterrojne te dhenat me person tjeter-Stop-7 Tetor 2021

Ndodhemi 1 km larg Fierit, në fshatin Mbyet, pasi familja Hebeja ka një problem. Bledi Hebeja tregon, se është i verbër prej 30 vitesh dhe trajtohet me kemp. Por prej 8 muajsh nuk merr pagesën, pasi e ka bllokuar shërbimi social. I gjithë gabimi ka ardhur në vitin 2009, kur është paraqitur në zyrën e gjendjes civile dhe operatori i “Aleat”-it i ka dhënë të dhënat e një personi tjetër, që ka të njejtin emër dhe mbiemër, pak a shumë një moshë dhe është nga fshati Halilaj. Por Bledi i dytë jeton në Amerikë, prej më shumë se 30 vitesh. Flamur Behari, përgjegjësi i gjendjes civile Portëz, thotë, se gabimi i operatorit, që ka hedhur të dhënat gabi, ka shkuar në prokurori.

Të Fundit