Sot kryeministri Edi Rama bashkë me anëtarët e tjerë të kabinetit do të betohen tek Presidenti i Republikës Ilir Meta.
Bëhet me dije se ceremonia e betimit pritet të nisë në orën 10:00, ku qeveria e re do të paraqitet në Presidencë.
Qeveria “Rama 3” do të përbëhet nga 12 gra e 5 burra bashkë me kryeministrin, ndërsa shkon sot të betohet te një President që ka marrë ‘vulën’ e shkarkimit nga Kuvendi i vjetër, por jo nga Gjykata Kushtetuese.
Dje kryeministri Rama dhe ministrat e qeverisë së re u miratuan në Kuvend me 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim, në një seancë maratonë e nisur prej orës 10:00 e deri në prët e para të mëngjesit të ditës tjetër.