Rama paralajmëron qeverinë e re: Kush shkel Kodin Etik, kërkon falje publike ose…

Kryeministri Edi Rama, ka mbledhur sot kabinetin e ri qeveritar në mbledhjen e parë, ku do të miratohen disa vendime. Që në nisje të fjalimit të tij, kreu i qeverisë i kujtoi ministrave të vjetër dhe të rinj Kodin Etik, që ata duhet të respektojnë gjatë mandatit të tyre.

Ai theksoi se nëse evidentohen shkelje të kodit etik nga ana e ministrave, këta do të duhet të kërkojnë falje publike. Por në rast se ata e përsërisin një shkelje, do të duhet të japin dorëheqje.

“Duam të ndajmë me opinionin publik këtë nisje zyrtare. Çdo anëtar i kabinetit duhet të zotohet këtu publikisht në respektimin në frymë dhe germë të Kodit Etik, duke marrë kështu përgjegjësinë. Kodi Etik është miratuar si një dokument parimesh që përcaktojnë vijnë e sjelljes së anëtarëve të qeverisë. Unë do të shënojë disa pika kyçe të thëna në dokumentin e miratuar. Fjala që do të dëgjoni është rrjedhojë e eksperiencës. Qytetarët na kanë besuar shërbimin e vendit. Aty nuk shkruhet që; as që anëtarët e qeverisë të udhëtojnë me business class, apo të shkojnë në udhëtime jashtë vendit, apo të pinë kafe. Apo për dreka dhe darka. Këtu se kam fjalën kur ministrat janë jashtë me punë. Për dy të parat, për udhëtimet dhe pushimet janë zbatuar. Kohë më parë politikanët shulleheshin me pushime jashtë. Do përcaktuar në aneksin e kodit etik se bashkëshortët e anëtarëve të kabinetit, s’mund të përdorin sallën e vipave në aeroportin e Rinasit. Po ashtu ndalohet dhe përdorimi i makinës së ministrit nga familjarët. Për fat të keq ‘pirja e kafeve’, nuk është zbatuar. Të gjithë qytetarët duhet ta dinë, Qeveria ka një kod etik. Ndaj dua ta bëj me dije se në rastin e parë të mosrepsketimit të Kodit Etik, ministri përgjegjës të kërkojë ndjesë publike dhe në rast të përsëritur do të duhet të largohet. Kjo bën fjalë edhe për mua. S’e kam problem që të respektojë kodin dhe 4 vite të tjera. Po ashtu, një tjetër gjë që sqarohet është dhe çështja e dhuratave. Sot Kryeministria ka një magazinë për dhuratat, qoftë për medaljonet, deri te dhuratat me vlera të larta monetare. Deri në 2013-ën nuk lanë në këtë godinë asnjë dhuratë protokollare, a thua se këtu ka qëndruar një fuqi pushtuese që ka marrë çdo gjë.”, tha ai.

Të Fundit