Stop-Emisioni i plotë(17 Shtator 2021)

Të mërkurën në Tiranë u mbajtën dy aktivitete kulturore: mbrëmja gala e inaugurimit të sallës së re të Operas dhe baletit me pjesëmarrjen e Ermonela Jahos dhe Placido Domingos.Nga ana tjetër në amfiteatrin e kodrave të Liqenit u mbajt një koncert i këngëtares greke Gliqeria. Në ishim në këtë të fundit dhe morëm intervista dhe emocione të qytetarëve, që ndoqën aktivitetin kulturor.

Jemi në Lezhë për rastin e zonjës Bardhe Prenga, e cila ka mbaruar gjimnazin në shkollën e mesme në Fan, Mirditë në periudhën 1991-1995. Më pas ka ndjekur dhe studimet e larta. Për shkak se ka nisur një procedurë për vizë amerikane, i kërkohet një vërtetim i njehsuar me origjinalin nga arkiva e Lezhës. Përgjigjen e ka marrë negative, pasi amza, nuk gjendej në arkivë me emrin e saj.Ne udhëtuam drejt njësisë administrative Fan Mirditë, në shkollën e mesme “Ndrec Ndue Gjoka”, ku Bardhe Prenga ka ndjekur gjimnazin.Drejtori aktual Frrok Vokrri shprehet, se kur ka marrë detyrën, nuk ka patur asnjë dokument amze, apo regjistri të vecantë.Nga ana tjetër, ish-drejtori, Ndue Laska, u shpreh, se amza është e Bardhës, por në vitin 2010 amzat janë tërhequr nga ish-drejtoria arsimore e Rrëshenit dhe janë kthyer në kohën, që ai ishte shkarkuar nga detyra.

Për amzën e zonjës Bardhe Prenga pyesim edhe një tjetër drejtor, Tonin Lasku, i cili pranon, që Bardha ka qenë në shkollën e mesme të Fanit Mirditë dhe numri i saj i amzës, është në regjistrin numër 4. Por ai nuk mban mend, që gjatë certifikimit të ketë kaluar emrin e saj.Në fund ne i drejtohemi Arkivit qendror shtetëror dhe Elsa Saka, drejtoreshë e Evidencës Qendrore dhe Komunikimit, shpjegon, se nr. i amzës 2117, i përket një qytetari mashkull nga Kruja dhe nuk është në emër të zonjës në dokumentet e dorëzuara në arkiv.

Të Fundit