E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Temperaturat e larta shtojnë urgjencat, deri në 400 raste në ditë në QSUT/ Mjekët apelojnë: Mos neglizhoni shenjat

Vala e të nxehtit ka shtuar numrin e personave që kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore. Sipas mjekëve në urgjencën e QSUT në 24 orë, janë paraqitur deri në 400 raste. Ata thonë se pjesa më e madhe e pacientëve paraqiten me simptoma të goditjes nga të nxehtit ose me përkeqësim të sëmundjeve kronike si pasojë e temperaturave ekstreme. “I nxehti ka rritur numrin e rasteve që vijnë me simptoma e të të nxehtit. Jemi me 300 raste në ditët më të mira, pastaj variojnë rastet dhe në 350-400 brenda këtij muaji. Në ndarjet që shikojm ne kemi vënë re që ka një numër të shtuar me simptoma të cilat i kategorizojmë si goditje nga të nxehtit apo përkeqësim i sëmundjeve kronike si shkak i temperaturave të larta.”

Mjekja Jonida Kito tregon simptomat sesi manifestohet i nxehti. Ndërsa shton se simptomat nuk duhen neglizhuar, pasi mund të rezultojn fatale. “Janë humbja e ndjenjave, gjendje të fikëti, lodhje e tepruar, tek mosha e vjetër në gjendjet konfuzionale, dhimbje koke e marrje mendsh, preket edhe sistemi kardiovaskular, dhimbje kraharori, vështirësi në frymëmarrje, tension të ulët. Po, pacientët mund të shkojnë deri në fatalitet, nëse situata nuk kapet shpejt. Ndoshta këtë verë jo, por vitet e shkuara kemi pasur raste fazalitetesh te moshat e reja.”

Vapa ndikon më shumë tek të moshuarit, gratë shtatzëna dhe të sëmurët kronik, por, mjekja Kito thotë se temperaturat ekstreme gjithnjë e më shumë po shfaqin shqetësime edhe tek të rinjtë. Sipas mjekes kjo për shkak të ekspozimit të tyre në diell më shumë gjatë orëve te pikut, por, dhe si pasojë e konsumimit të alkoolit.

“Edhe të rinjtë vijnë shpesh me gjendje të fikëti, lipotimie, kjo për shkak të lëvizjes më shumë gjatë pikut, por, të ndikuar edhe nga konsumimi i alkoolit, që ndihmojnë situatën e përkeqësimit.”. Mjekët këshillojnë shmangien e daljeve në orët më të nxehta të ditës, konsumimin e vazhdueshëm të lëngjeve dhe kujdes të veçantë për të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑