Koronavirus/ Testohen tre raste në Shqipëri, ministria tregon rezultatin

Tre raste të dyshuara për koronavirus në Shqipëri kanë rezultuar negative.

Në një njoftim për përditësimin e situatës, Ministria e Shëndetësisë njofton se mëngjesin e sotëm kanë përfunduar analizat e tre personave me histori udhëtimi në vende të prekura nga virusi por ato kanë rezultuar të shëndetshëm.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se mëngjesin e sotëm ka përfunduar testimi i tre rasteve të reja të dyshuara në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, me histori udhëtimi me vendet e prekura nga koronavirusi COVID-19, të cilat kanë rezultuar NEGATIVE.
Deri në këto momente janë testuar 26 raste për koronavirusin e ri. Duke ju ftuar t’i referoheni burimeve zyrtare, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën me dije se do të informojë në vijimësi për situatën në vendin tonë”, njofton ministria.

Të Fundit