“Kemi ngritur zërin por s’na degjon njeri” zjarrëfikëset pa mjetet e duhura të punës!

Problematika e rradhës na con në Korcë, pasi punonjësit e stacionit të zjarrfikëses kanë denoncuar faktin, që nuk marrin pagesat, që ju takojnë.Kastriot Ahmeti, me pozicion pune shofer zjarrfikës, tregon, se e ka shumë të vështirë të punojë, pasi makinat janë shumë të vjetra dhe nuk ndizen. Ai tregon, se makinat nuk kanë kolaudim dhe siguracione dhe cfarëdo lloj gjëje, që ndodh me automjetet, i paguajnë shoferët. Të njejtat probleme tregon edhe Emir Mero.Për problematikën e sektorit, u drejtuam tek drejtori i Mzsh Korcë, i cili pranon se amiknat janë të vjetra dhe ai e ka ngritur zërin, por nuk e dëgjon njeri. Drejtoria e shërbimeve të transportit rrugor nuk ua regjistron mjetet, se janë të vjetra.Bledar Bajrami, kryetar i sindikatës së zjarrfikësve shprehet, se kushtet janë skandaloze, veshjet, që duhet t’i siguronin bashkitë, punonjësit i blejnë vetë. Një defekt të ketë makina, kjo krijon kosto për situata emergjente për qytetarët.

Punonjësit e MZSH Korcë, tregojnë, se kanë kërkuar sipas një VKM-je, që t’u paguhen orët e natës, ditët e festave dhe ditët e fundjavës. Ata thonë, se në fillim në listë- prezenca u shkruhej 8 orë shërbimi, ndërkohë që ishte 24 orë, e në këtë mënyrë, të mos kërkonin dot paratë, që u takonin. Pasi nuk gjetën zgjidhje në drejtori dhe në bashki, punonjësit zjarrëfikës iu drejtuan gjykatës. Padia u pranua pjesërisht.Drejtuesi i MZSH-Korcë, thotë se në këtë strukturë nuk aplikohet kodi i punës, por një ligj i vecantë, por dhe ky ligj i vecantë ia njeh 24 orëshin punonjësve si shërbim dhe ditët e festave dhe fundjavë si ditë normale. Kreu i sindikatës thotë, se duhet të zbatohet Kodi i Punës, për mënyrën, sesi paguhet punonjësi. Ai shpjegon, se punonjësve të policisë dhe FNSH-së u pguhet këto shtesa dhe bëhet fjalë për punonjës në të njejtat kushte.Punonjësit e zjarrëfikësve nuk kanë kontrata pune dhe kjo është e padrejtë.

Të Fundit