Në 8 prill transmetuam rastin e Bledar Teferiçit, është mësues historie në profesion. Ai ka një eksperiencë 15- vjecare në mësimdhënie dhe drejtim arsimi. Për nëntë vjet me radhë ka drejtuar Shkollën Profesionale “26 Marsi” në Kavajë.Papritur Ministria e Finanancave, me me anë të një urdhri të dy viteve më parë, e liroi nga detyra për mospërputhje të kritereve të pozicionit të punës.Z.Teferiçi iu drejtua Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Kavajës, e cila vendosi, që Ministria t’i paguajë dëmshpërblim, për shkak të prishjes së kontratës në mënyrë të pajustifikuar, gjithsej 18 muaj pagesë.Po kështu, gjykata kërkoi kthimin e Bledar Tefericit në vendin e punës, ose në një pozicion paralel.Gjykata e Apelit Durrës la në fuqi të njejtin vendim.Por Teferici nuk u fut në punë dhe nuk u dëmshpërblye.Pas interesimit të përsëritur të emisionit “Stop” në Agjencinë Kombëtare për Punësim dhe Aftësi dhe Ministrinë e Financave, Bledar Teferici arriti të fitonte të drejtën e tij dhe të ulet në zyrën e drejtorit të shkollës “26 marsi”, Kavajë.
- +355 67 220 8888
- [email protected]