Kavajë/ Drejtori i shkollës hidhet në rrugë, gjykata kërkon kthimin në punë-Stop-8 Prill 2021 – Stop
Të Gjitha

Kavajë/ Drejtori i shkollës hidhet në rrugë, gjykata kërkon kthimin në punë-Stop-8 Prill 2021

Bledar Teferiçi është mësues historie në profesion. Ka një eksperiencë 15- vjecare në mësimdhënie dhe drejtim arsimi. Për nëntë vjet me radhë ka drejtuar Shkollën Profesionale “26 Marsi” në Kavajë.Papritur Ministria e Finanancave, me me anë të një urdhri të datës 1.5.2018 e liroi nga detyra për mospërputhje të kritereve të pozicionit të punës.Z.Teferiçi i drejtohet Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Kavajës, e cila vendosi, që Ministria t’i paguajë 12 muaj pagë për shkak të prishjes së kontratës në mënyrë të pajustifikuar,2 muaj pagë për mosrespektim të procedurës se zgjidhjes së kontratës dhe 4 muaj pagë për vjetërsi në punë. Gjithsej 18 muaj pagesë.Po kështu, gjykata kërkoi kthimin e Bledar Tefericit në vendin e punës ose në një pozicion paralel.Gjykata e Apelit Durrës la në fuqi të njejtin vendim.Por Teferici sot, që flasim, është i papunë dhe i padëmshpërblyer.Iu drejtuam me kërkesë për informacion Agjencisë Kombëtare për Punësim dhe Aftësive, që tashmë ka në kompetencë emërimet e drejtuesve e punonjësve në shkollat profesionale dhe AKPA shprehet, se nuk ka vende vakante për drejtues shkolle. Por “Stop” ka mësuar, se drejtuesja e shkollës “26 Marsi” është e komanduar.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *