E Enjte, 26 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Shuhet në moshën 76-vjeçare mjeku Ylli Ziçishti, ish-deputet i PS Pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PS-së, Spiropalit i ndryshojnë karrigen në Kuvend, zhvendoset në krahun e opozitës Shehaj: U tmerruat nga deklarata e ambasadorit amerikan për provat, e kaluat ditën duke fshirë e-mailet dhe SMS-të “100 orë punë në interes publik” GJKKO jep vendimin për kryebashkiakun e Vaut të Dejës Ursula Von der Leyen: 338 milionë euro të tjera për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut Berisha refuzon të lirojë foltoren e Kuvendit, vijon fjalimin me mikrofon të fikur Rama ndan pamje nga Konferenca e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor: Vijon edhe sot me diskutime e takime pune STOP-EMISIONI 55(Sezoni 12) 25 Nentor 2026- Pamjet e aksidentit mes dy motorreve, ekspertiza nuk merr videon, fajtor shpallet i godituri. GJKKO merr vendimin, me sa vite burg dënohet nëna e Monika Kryemadhit Gjysma e apartamenteve me qira në Tiranë janë më të shtrenjta se 660 euro/muaj, çmimet për 56 zona
Aktualitet

“Janë rritur në gjithë botën”, reagon Shoqata e Turizmit për çmimet në Vlorë

Vëzhgimi në terren i kryer në disa biznese që ofrojnë shërbime hoteliere në Vlorë, nxori në pah çmimet e kripura. Në bazë të shërbimeve që ofrohen, mungesa e paketave, siguria në plazhe, janë disa nga faktorët që ndikojnë në zbrazjen e bregdetit të Vlorës nga turistët.

Shoqata e operatorëve në Vlorë, përmes kreut të saj e ka cilësuar të papranueshme këtë situatë. Vasil Bedinaj shprehet se nuk është dakord që turizmi në Vlorë vuan mungesën e turistëve për shkak të çmimeve të larta.

“Qyteti i Vlorës po afron akomodim dhe shërbim për të gjitha kategoritë e turisteve dhe siç mund ta shoh çdo turist çmimet dhe akomodimet janë sipas kategorive dhe e them me plot bindje që në Vlorë gjen hotele me 50 euro nata, me 40 me 30 pra të gjitha kategoritë e pushuesve. E kundërshtojmë lajmin se në Vlore ka hotele me 200 euro. Jo ato janë suita qe nëse një turist do një frigorifer të mbushur plot, po do ta paguaj edhe 200 edhe 250”, tha Bedinaj.

Pengesë për Vlorën është mungesa e një aeroporti. Por, Bedinaj vë theksin edhe tek shtrenjtimi i biletave të mjeteve të transportit.

“Rritja ne akomodim është shume minimale, ajo qe po i shtrëngon turistet është udhëtimi për të ardhur drejt Vlorës. Po ta shihni biletat e avionëve janë dyfishuar ne te gjitha drejtimet. Po ta shihni porti i Vlorës qe kemi linjën e Italisë, një familje me 4 persona qe te vije në Vlorë i duhen 1000 euro vetëm rruga vajtje ardhje, ne rast se bileta e tragetit vitin e kaluar ka qene 60 euro këtë vit, është 100 plus makinën plus akomodimit apo sherbimeve te tjera”, tha ai më tej.

Bedinaj pretendon se çmimi 80 euro për një natë është I pranueshëm në hotel me 4 yje. Madje shkon edhe me tej duke thënë se hotele të tilla në vendet e BE-së e kanë natën 400-500 euro. Mungesës së strategjisë për ofrimin e paketave, Bedinaj ju përgjigj se si shoqatë bëjnë çdo ditë analiza për të kuptuar dhe reaguar ndaj situatës me turistët në qytetin bregdetar.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑