TIRANË
Kryeministri Edi Rama i përgjigjet kryedmeokratit Lulzim Basha, pas videos së publikuar nga ky i fundit, ku shfaqej kryeministri duke u përplasur me gazetaret.
Teksa Basha shkruante mes të tjerash se “imagjinoni sikur të ishte vajza juaj”, Rama i kthehet duke i thënë që ai ti ruajë vajzat shqiptare nga harbutët e tij që po lemerisin dynjanë.
“Lulëzim ofendimi, shpifja, harbutëria nuk ka gjini, është e pajustifikueshme pavarësht nga gjinia e autorit!Kurse ti king vajzat e shqiptarëve ruaji nga Saliu, Likja e tërë harbutët e tu që lemerisin dynjanë kur hapin gojën dhe lëri montazhet prej skuthi!”, shkruan Rama.