32-vjeçarja Orjana Gremi që hodhi në lumin Kir foshnjën e saj, ka dalë sot para gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër, ku ndaj saj është caktuar masa ‘arrest me burg’.
E reja, në gjendje të rënduar psikologjike u njoh me akuzat, ndërsa gjyqtar ishte Orgent Nazaj. Avokati do të thirret nga gjykata, pasi ende nuk ka një përfaqësues ligjor për ta mbrojtur të renë në këtë çështje të rëndë.
Orjana Gremi jetonte tek daja, në fshatin Golem dhe prej pesë vitesh ishte e punësuar në një fasoneri në Shkodër, duke shtuar se gjendja e saj psikologjike është parë e rënduar.