STOP-EMISIONI 86(Sezoni 8) 31 Dhjetor 2022-Video te rralla te Shqiperise Komuniste, nga plazhi i Durresit, te zbori.

Në natën e ndërrimit të viteve e nisim emisionin me babagjyshin e Vitit të Ri, që dhuron e mbledh dëshirat e qytetarëve. Më pas sjellim atmosferën e tregut të gjelave të detit, shpendit, që është kryefjalë e tryezës festive të kësaj nate.

Sot motin e prezantojnë vajza të bukura e sharmante si Alba Hoxha në TV Klan. Por gjatë periudhës së Shqipërisë komuniste ishte prezantimi i Petrit Lekës, që u tregonte shqiptarëve, sesi do të ishte dita e nesërme.Ndalemi në plazhin e Durrësit, për të parë, sesi ishte ai dhe si bëhej plazh në vitet ’70.I gjithë plazhi ishte i mbushur me parulla, që i thurnin lavde Partisë së Punës e doktrinës marksiste leniniste.Në 35 vjetorin e Institutit Bujqësor ishte dhe Ramiz Alia i pashoqëruar nga bodyguardë.Një video e grave, që shkonin në zbor në tregon edhe më shumë jetën para viteve 90.

Në kuadër të festave të fundvitit, “Saga Restorant”, ka shtruar një drekë për 87 fëmijë jetimë.Menaxheri Skënder Hekuri, thotë, se u frymëzua për këtë nga rastet e bamirësise në Stop.Po kështu Chico’s burger dhe Stop kanë ndihmuar shumë familje në nevojë në këtë prag të ndërrimit të viteve.

Nikoll Prendi thotë se në bashkëpunim me emisionin tonë kanë menduar t’u vijnë në ndihmë të pamundurve dhe të shtrojnë një drekë për fëmijët e shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli”.

Të Fundit