STOP-EMISIONI 87(Sezoni 8) 2 Janar 2023-Video per te mos u humbur, situata e humorit ne studion e “Stop”.

Dita e parë e vitit sjell të qeshura shpërthyese në studion tonë.Mirela Kumbaro tha, se kishte inspektuar plazhet e maskuar, që të mos njihej. Shezlonët në plazh mbahen të lidhur me zinxhirë. Klaudia thotë përmendësh alfabetin francez. A e njohin vajzat Metalurgjikun. Saimiri i thotë Gentit zemra.Janë këto disa episode, që kanë shkaktuar të qeshuar të papërmbajtshme në studion e “Stop”.

Më mirë të përdorim energjinë elektrike apo dritën e qiriut. Ku diskutim shtrohet në studio me humor, pas thirrjes për kursimin e energjisë.Kur vajzat pyeten për emrat e futbollistëve të kombtares shqiptare, Florida përmend emra sportistësh gjermanë.Në prokurori një qytetari i vjedhin celularin. Tubacionet e kohës së komunizmit janë akoma në punë. Këto situata shkaktojnë të qeshura shpërthyese në studion tonë.

Në këtë pjesë të tretë të emisionit kemi mbledhur copa humori dhe incidente me vajzat në studio.Gjatë transmetimit vajzat dalin para kameras. Në një tjetër rast, Klaudia e Florida bien nga shkallët. Shumë situata të tjera humori krijohen gjatë kërcimit dhe provave të koreografisë.Këto episode, për të mos u humbur, mbyllin emisionin e ditës së parë të vitit 2023.

Të Fundit