STOP-EMISIONI 88(Sezoni 8) 3 Janar 2023-“Zot lidh syte qeverise e policise”, bekimi i fallxhoreve per drogen.

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop”, sjell 4 raste të ndryshme, fllaxhorësh, apo njerëzisht, që pretendojnë të lexojnë fatin, apo të të bëjnë mbarë një vendim e aktivitet.Dushi nga Tirana, thotë, se me kokrra sheqer, që i ha qytetari e dy të tjera në mallin që do shesë, policia arrin të kalojë drogën pa probleme.Ilmiu në Belik, Cërrik, bën, që t’i lidhen sytë qeverisë, e cunat e Italisë, të vijojnë pa probleme me vjedhjen e shtëpive atje.Monda nga Roskoveci, ndihmon në prodhimin e mbarë të hashashit në Skrapar, duke tq qetësuar edhe nga gjendja mendore.Ndërsa Nora në Gramsh të bën drejtor. Ajo thotë, se e ka bërë njërin deputet, ndaj nuk e ka problem të të bëjë mbarë për rritjen në karrierë.

Një e re franceze, e quajtur Chloe, ka sjellë një video në redaksinë tonë, Ajo tregon, se tashmë jeton në Shqipëri dhe relaksohet shumë, duke dëgjuar muzikë e pikturuar. Chloe po realizon një pikturë të Saimir dhe Gentit duke drejtuar emisionin “Stop”, program të cilin, ajo thotë, se e adhuron.

Disa persona pretendojnë, se lexojnë fatin në filxhan apo në vijat e dorës.Ne sjellim disa raste të tilla, që shpesh marrin edhe nota humori. Një tjetër del nëpër shezlonë në plazh, duke lexuar fatin në vijat e dorës.

Të Fundit