Frika nga koronavirusi/ Basha anullon dy aktivitete.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vendosur anullimin e dy aktiviteteve publike të parashikuara për pasditen e sotme.

Në Kalanë e Tiranës ishte përgatitur një event kushtuar grave shqiptare për kontributin e tyre në shoqërinë tonë.

Sipas njoftimit të PD, aktiviteti, ku ishte parashikuar pjesëmarrja e rreth 300 grave dhe vajzave, do të zhvillohet në një moment tjetër, kur shëndeti i qytetarëve të mos konsiderohet i rrezikuar.

I njëjti vendim u mor edhe për një tjetër aktivitet të Bashaës Ai kishte planifikuar në orën 15.00 një dëgjesë me mësuesit, pjesë e turit #potedegjoj, por edhe ky event do të shtyhet për një moment tjetër.

Të Fundit