E shkarkojne nga puna, nuk i japin asnje shpjegim

Sabri Agaj, punonjës i IEVP Vlorë, denoncon largimin nga puna si të padrejtë. Sipas tij, pezullimi është bërë menjëherë pas lejes vjetore dhe më pas, teksa ai ka ankimuar shkeljet e drejtorit në SHKB Tiranë, i ka ardhur dhe largimi me motivacionin “shkelje e përsëritur e disiplinës”. Në dosjen e tij, Sabriu ka vetëm një vërejtje me shkrim të marrë në vitin 2019. Arsyeja e vërtetë e largimit,sipas tij, është fakti, që nuk i është nënshtruar drejtorit te burgut Zambak Gjoni, për të cilin thotë, se ka lidhje familjare me ministren e drejtësisë. Ish-inspektori Sabri Agaj iu drejtua Shkb-së, për të kërkuar një sqarim, por në përfundim mori shprehjen: “ Nxirreni jashtë”!

Pasi u pezullua nga puna, Sabri Agaj kërkoi të gjitha vërejtjet, që janë në dosjen e tij dhe nga IEPV e Vlorës iu vu në dispozicion vetëm vërejtja e marrë në 2019-ën, edhe pse në letrën e largimi shkruhet: shkelje e përsëritur e disiplinës, që bie ndesh me materialin, që iu vu në dispozion. Në këtë pikë Sabriu u drejtua në drejtorinë e përgjithshme të burgjeve, ku nuk e priti askush, por vetëm foli në telefon me një person që medohet të ishte shef kuadri.Atëherë z. Agaj bëri dhe ankimin në Ministrinë e drejtësisë, që ka afat 45 ditë, për të shqyrtuar rastin. Sapo redaksia e “Stop” bëri shkresë zyrtare, komisioni u mblodh, por nuk dha një përgjigje, nëse shkarkimi i Sabri Agajt ishte i drejtë.

Të Fundit