Dy indianë kallëzojnë në polici pronarin gjirokastrit: S’na ka dhënë pagën

Dy shtetas indianë kanë kallëzuar në polici pronarin gjirokastrit se nuk i ka dhënë pagat.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Sh., 46 vjeç.

Kjo pasi 2 shtetas indianë, banues në Gjirokastër, të punësuar në biznesin e 46-vjeçarit (vendgrumbullim skrapi), kanë kallëzuar se ky shtetas nuk iu ka dhënë pagat e disa muajve, thuhet në njoftimin e policisë.

Të Fundit