Pakistan: Babai vrau vajzën e tij për një foto në rrjetet sociale

Veprimi i saj e turpëroi – Në vrasje ishin të përfshirë edhe të afërm të tjerë.

Policia pakistaneze ka arrestuar katër persona, duke përfshirë një burrë që vrau vajzën e tij adoleshente me urdhër të pleqve të familjes sepse ajo u shfaq në një foto në mediat sociale, thanë autoritetet të mërkurën (29 nëntor).

Policia tha se gruaja 18-vjeçare u qëllua për vdekje nga babai i saj javën e kaluar në luginën veriperëndimore Kolai-Palas pranë kufirit me Afganistanin, pasi të afërmit e këshilluan atë ta bënte këtë.

Familjarët kërkuan gjithashtu që të vritej edhe shoqja e vajzës, e cila shfaqej me të në foto. Megjithatë ajo ka shpëtuar pas ndërhyrjes së autoriteteve, thuhet në njoftimin përkatës.

Babai, Arslan Mohsin, dhe tre të afërm të tij u arrestuan dhe u sollën para gjykatës, tha oficeri i policisë Masood Khan për Reuters, duke shtuar se arrestime të tjera ishin në pritje.

Çdo vit, qindra gra në Pakistanin mysliman dhe në zonat thellësisht konservatore, rurale janë viktima të “vrasjeve për nder”, të kryera nga të afërmit që thonë se po veprojnë për të mbrojtur nderin e familjes, sipas grupeve të të drejtave.

Publikimi i imazheve me fytyra femrash dhe në përgjithësi prezenca publike e një gruaje në media apo në rrjetet sociale konsiderohet tabu sidomos në zonat fisnore.

Ligjvënësit pakistanezë kanë kërkuar dënime të ashpra për vrasësit e dyshuar dhe grupet e të drejtave të njeriut kanë ngritur shqetësime për dështimin e vendit për të goditur krime të tilla.

Pavarësisht ligjeve më të rrepta dhe protestave sociale në Pakistan, “vrasjet për nder” vazhdojnë, me 384 raste të raportuara nga Komisioni i të Drejtave të Njeriut të Pakistanit vetëm në vitin 2022.

Qeveria e Pakistanit dhe agjencitë e zbatimit të ligjit janë thirrur të ofrojnë mbrojtje për të mbijetuarit e këtij rasti dhe të ndjekin penalisht ata që janë përfshirë pa përdorur dënimin me vdekje ,” tha Nadia Rahman nga zyra rajonale e Amnesty International për Azinë Jugore.

Të Fundit