Asnjë i lënduar nga zjarri në Fier/ Pas flakëve në strehë, 50 të moshuarit do qëndrojnë në spital

Pas zjarrit në strehën ku jetonin, 50 të moshuarit do të qëndrojnë edhe nëj ditë në spital. Mjekët në Fier thonë se ata janë në gjendje të mirë, ndërsa vetë, dy prej tyre janë nën kujdes të shtuar për shkak të sëmundjeve të tjera kronike që kanë.

Dy nga të moshuarit që shfaqën probleme asfiksie nga zjarri i rënë në Fier janë vendosur në terapi intensive në spital.
Mjekët shprehen se ata janë në gjendje të stabilizuar, por për shkak të problmeve kronike që kanë pasur janë nën kujdes të shtuar nga mjekët.

50 banorët e shtëpisë së të moshuarve do të qëndrojnë edhe këtë të enjte në ambientet e sptalit.

Për mediet ata shprehen se janë në gjendje të mirë dhe presin të kthehen në strehen e tyre.

Shkak i zjarrit në shtëpinë e të moshuarve dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike. Fatmirësisht, flakët nuk shkaktuan lëndime në njerëz, ndërsa zjarrëfikësit arritën ta shuanin në kohë.

Të Fundit