Dhunonte vazhdimisht gruan dhe mbante armë pa leje, arrestohet 25-vjeçari

Një 25-vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi dhunonte vazhdimisht bashkëshorten.

Policia kontrolloi një banesë tjetër të të riut në Burrel dhe aty u gjetën e u sekuestruan 1 pistoletë, 1 pushkë sportive dhe 1 armë gjahu.

Si rezultat, u bë arrestimi i shtetasit R. B., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të Fundit