Vodhi kompaninë ku punonte, vihet në pranga 27-vjeçari në Tiranë

Policia ka arrestuar shtetasin B.M., 27 vjeç, pasi ka bërë kallëzim të rremë. Ai ka denoncuar në polici se i kanë vjedhur disa dokumente dhe një shumë parash që i përkisnin firmës ku punonte.

Por pas hetimeve ka rezultuar se 27-vjeçari i ka vjedhur vetë madje shumën e parave e ka shpenzuar në lojëra fati.

“Bëri kallëzim të rremë për vjedhjen e një çante me dokumente dhe me një shumë parash, në automjetin e firmës ku punonte, vihet në pranga 27-vjeçari.

Gjendet në banesën e 27-vjeçarit dhe sekuestrohet në cilësinë e provës materiale, çanta që ky shtetas e kallëzoi të vjedhur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas kallëzimit të marrë nga shtetasi B. M., 27 vjeç, banues në Tiranë, se i kishin vjedhur çantën me dokumente dhe me 190 000 lekë, në automjetin e firmës ku punonte, në lagjen ‘Mazreku’, Kashar, kanë nisur menjëherë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.    

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi B. M. ka bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e çantës me dokumente dhe para. Gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur dhe sekuestruar çanta për të cilën kishte bërë kallëzim. Gjithashtu, pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shumën e parave, shtetasi B. M. e ka shpenzuar për lojëra fati. 

Në përfundim të veprimeve, u bë arrestimi i shtetasit B. M., 27 vjeç, banues në Kashar, për veprën penale ‘Kallëzimi i rremë’”, njoftoi policia

Të Fundit