Vrau 9 persona/ Vdes në spital autori i sulmit në Krakovë, 24-vjeçari polak nuk u mbijetoi plagëve

Vdes në spital autori i sulmit në Krakovë, 24-vjeçari polak nuk u mbijetoi plagëve

Ka ndërruar jetë në spital 24-vjeçari polak Michal Oksinski, i dyshuar si autor i sulmit të përgjakshëm në Krakovë të Polonisë. Lajmi është konfirmuar nga policia polake, e cila bëri të ditur se i riu, i cili kishte mbetur i plagosur rëndë gjatë përplasjes me forcat e policisë, ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.

“Ju informojmë se autori i ngjarjeve tragjike ka ndërruar jetë këtë mëngjes në spital”, njoftoi policia e rajonit të Polonisë së Vogël përmes një postimi në rrjetin social X.

Ndërkohë, autoritetet bënë të ditur se gjendja shëndetësore e personave të tjerë të plagosur mbetet e pandryshuar. Aktualisht, 15 persona vijojnë të marrin trajtim mjekësor në gjashtë spitale të qytetit.

Policia polake vijon të ndjekë situatën, ndërsa ngjarja ka tronditur qytetin e Krakovës.

Nga sulmi humbën jetën 6 persona, ndërsa më pas u zbulua se ai kishte vrare edhe tre persona te tjere, qe dyshohet se ishin prinderit dhe motra e tij.

Të Fundit