“Do dyfishojmë bonusin mujor të pensionistëve”, Ibrahimaj: Buxheti 2027 do fokusohet edhe tek programi i strehimit për çiftet e reja

Ministrja Delina Ibrahimaj raporton në Komisionin e Ekonomisë lidhur me buxhetin për investimet në vitin 2027.

Gjatë fjalës së saj, Ibrahimaj nënvizoi se mbrojtja e konsumatorit dhe monitorimi i çmimeve është pjesë e rëndësishme.

“Qëndrueshmëria afatgjatë e skemës kërkon vëmendje. Rritja e pagave ndikojnë drejtpërdrejt në skemë. Përmirësimi i sistemit të sigurimeve shoqërore është një objektiv afatgjatë. Fondi prej 4 miliardë lekësh synon indeksimin e pensioneve, dhe do ta shtyjmë indeksimin nga prilli në tetor. Janë parashikuar që do të dyfishohet bonusi mujor i pensionistëve dhe ky buxhet është në nivelin 20 miliardë lekë”, tha ajo.

E ndalur te programi i strehimit, Ibrahimaj shtoi se më skemën e re përfitojnë familje dhe çifte të reja.

Të Fundit