Çifti kapet ‘mat’ duke bërë seks në tualetin e avionit, pasagjerët shpërthejnë në të qeshura

Pasagjerët dhe ekuipazhi i një avioni EasyJet që u nis nga Luton në Ibiza nuk u besonin syve pak ditë më parë kur zbuluan se një çift pasagjerësh kishin bërë seks në tualetin e avionit.

Një video e publikuar në mediat sociale kapi momentin kur çifti u zbulua, me pasagjerët që bërtisnin dhe anëtarët e ekuipazhit që fshihnin fytyrat nga turpi. Siç duket, megjithatë, pavarësisht zbulimit, çifti ka vijuar normalisht aktin me burrin që mbylli derën e tualetit.

Për momentin ende nuk dihet identiteti i çiftit të shfrenuar, apo nëse janë arrestuar.

 

 

https://x.com/trip_mcn33ly/status/1701300856706994662?s=46

Të Fundit