E Diel, 22 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit Ishte nën hetim vrasjen e gjyqtarit Paolo Borsellino, vret veten ish-kreu i policisë italiane
Bota

Mbi 1000 raste të abuzimit seksual në kisha, shumë të tjera janë mbuluar apo banalizuar

Të paktën 1002 raste të abuzimit seksual të lidhura me Kishën Katolike u zbuluan nga historianët zviceranë. Bëhet fjalë për periudhën që nga mesi i shekullit të XX-të, deri ditët e sotme. Deri më tani janë identifikuar 510 dhunues të akuzuar dhe 921 viktima. Kjo është hera e parë që një ekip i pavarur kërkimor ka studiuar dokumente të abuzimit seksual nga arkivat e kishës në Zvicër.

“Rastet që kemi identifikuar janë padyshim vetëm maja e ajsbergut. Ne supozojmë se vetëm një përqindje e vogël e rasteve janë raportuar ndonjëherë”, thanë historianët Monika Dommann dhe Marietta Meier, drejtuese të projektit.

Raste të shumta abuzimi brenda Kishës Katolike janë mbajtur, mbuluar ose banalizuar. Arkiva të shumta, shtuan historianët, nuk janë analizuar ende dhe në dy dioqeza u gjetën dëshmi se dokumentet ishin shkatërruar. Rastet ndryshojnë nga shkeljet problematike të kufijve të sjelljes deri te abuzimet e rënda, sistematike dhe shumëvjeçare, thuhet në studim. Autorët ishin priftërinj, punonjës të kishës dhe anëtarë të urdhrave fetarë në Zvicër. Ata shpesh transferoheshin për të shmangur ndjekjen penale nga autoritetet laike.

Në të njëjtën kohë, interesat e Kishës Katolike dhe të personaliteteve të saj u vunë përpara mirëqenies dhe sigurisë së famullitarëve, thekson studimi. Rreth 39 për qind e viktimave ishin gra dhe pothuajse 56 për qind ishin meshkuj. Pothuajse tre të katërtat ishin fëmijë ose adoleshentë. Me pak përjashtime, abuzuesit ishin burra.

 

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑