Shpërthen rezervuari, qyteti “përmbytet” nga 2.2 milionë litra verë

Rrugët e Sao Lourenco do Bairro në Portugali u lyen me të kuqe të dielën pasi dy rezervuarë në pronësi të një punishte vere shpërthyen, duke derdhur 2.2 milionë litra verë të kuqe në qytetin e vogël.

Sasia e verës së derdhur nga Distillery Levira është pothuajse e mjaftueshme për të mbushur një pishinë me përmasa olimpike, gjë që bëri që zyrtarët lokalë të lëshojnë një alarm mjedisor, sipas raporteve të lajmeve.

Videot që qarkullojnë në internet tregojnë një përrua të kuq që rrjedh nga një kodër nëpër qytet, i cili ka një popullsi prej më shumë se 2,000 njerëz.

Departamenti i Zjarrfikësve në Anadia devijoi verën për ta ndaluar atë të kontaminonte lumin Certima aty pranë, raportoi USA Today të hënën, duke cituar mediat lokale.

Vera më pas u derdh në një fushë aty pranë, raportoi Neë York Post.

Një bodrum në një shtëpi pranë fabrikës së pijeve u përmbyt me verë.

Levira Distillery, në një deklaratë të postuar në Facebook të hënën, tha se “ndjen keqardhje të thellë për incidentin” dhe se shkaku i incidentit po hetohet nga autoritetet.

Distileria tha gjithashtu se merr “përgjegjësi të plotë” për kostot që lidhen me pastrimin dhe riparimin e dëmeve.

 

Të Fundit