Ditën e sotme po zhvillohet seanca gjyqësore për 3 infermieret dhe sanitaren që u arrestuan dje në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ pas skandalit të Tires.
Avokatja e infermieres Sidorela Çela, Antoneta Sevdari deklaroi se infermierja është e pafajshme dhe se nuk ka kryer asnjë veprim të paligjshëm.
Prokurori ka deklaruar se Sidorela merrte lekë për telefonat që përdornin pacientët, kur telefonat ishin të ndaluara.
Debati:
Sevdari: Po ka korrupsion çështja të kaloj në SPAK. Sepse nëse ka lekë për shërbime falas e korrupsion të shkon dosja në SPAK. Sidorela Çela e ndaluar në mënyrë të paligjshme. Ku janë hetimet për doktorët. Pastruesja e paska fajin? Sidorela s’ka kryer asnjë veprim të paligjshëm. Urdhri i ndalimit s’ka asnjë provë.
Prokurori Valikaj: Policia gjyqësore kontaktoi me SPAKU-n dhe SPAK e kaloi tek Tirana. SPAK e njeh këtë dosje. Po të dojë, mund ta marrë direkt se pengojmë ne. Sidorela merrte lekë për telefonat, që përdornin pacientët, ku telefonat ishin të ndaluara.