Shtohet tensioni mes dy shteteve, Erdogan i drejtohet ashpër kryeministrit grek: Mos më sfido mua dhe njih kufijtë e tu – Stop
Lajme, Të Gjitha

Shtohet tensioni mes dy shteteve, Erdogan i drejtohet ashpër kryeministrit grek: Mos më sfido mua dhe njih kufijtë e tu

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdo?an, ka deklaruar se “bota duhet ta dijë se nuk do të lejojmë që qipriotët turq të jenë më tej viktima të mos zgjidhjes në ishull që vazhdon për gjysëm shekulli”, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke iu drejtuar kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, tha: “Mos më sfido mua, duhet të dish kufijtë e tu. Nëse nuk i din do të thotë se ti e godite tryezën, t’i u largove. T’i u beson disa maleve, por ato male janë mbuluar me borë, asnjëra prej tyre nuk të sjell dobi. Ndërsa ne i kryejmë vetë punët tona, ndaj do ta njohësh mirë Turqinë”.

“Është e qartë se çfarë bëni në ishull. Në çfarë besoni? Do t‘ju vijë ndihmë nga ndonjë vend, kësaj i besoni? Gaboheni nëse i besoni kësaj. Pavarësisht se nga vjen, duhet të dini se Turqia qëndron në këmbë, në vendin e saj dhe di të reflektojë atëherë kur është e nevojshme”, tha më tej presidenti turk.

Sipas presidentit Erdo?an, tashmë në Qipro nuk ka mbetur rrugëdalje tjetër përveç zgjidhjes me dy shtete, “pavarësisht nëse e pranoni apo jo”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *