Shpërthimi i dyshuar i murtajës në Rusi, Trump: Dikur mund ta kontrollonim, tani mikrobet janë më të forta

Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë Rusinë të përballet me shpërthimin e dyshuar të murtajës. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ua tha këtë gazetarëve.

“Jam i shqetësuar. Murtaja pneumonike është e fortë, e dini? Është një sëmundje që e dinim se mund ta kontrollonim. Por disi, mikrobet janë bërë më të forta dhe më të zgjuara. Ato janë si një ushtri. Mikrobet janë bërë vërtet më të forta dhe ilaçet që funksiononin më parë kundër pneumonisë nuk po funksionojnë më aq mirë. Por ne do t’i ndihmojmë ata”, deklaroi Trump.

Murtaja, një sëmundje e rrallë, por që nuk është zhdukur kurrë plotësisht, po rishfaqet në Rusi, në rajonin e largët siberian të Irkutskut.

Natën e 2 tetorit, Darya Shipilova, një shkencëtare 28-vjeçare në Institutin e Kërkimeve të Murtajës në qytetin Shelekhov, vdiq nga pneumonia e rëndë. Gruaja, e shtruar në spitalin e qytetit më 29 shtator, i kishte thënë stafit mjekësor se katër ditë më parë kishte thyer një epruvetë që përmbante Yersina pestis, bakterin e murtajës.

Burime lokale i thanë agjencisë ruse të lajmeve Tass se studiuesja kishte rënë në kontakt me afërsisht 200 persona, të cilët tani janë të izoluar dhe nën vëzhgim në një strukturë mjekësore.

Të Fundit