Apeli i GJKKO-së rikthen në qeli ish-deputetin Alqi Bllako

Gjykata e Posaçme e Apelit rikthen në qeli ish-deputetin e Partisë Socialiste Alqi Bllako të akuzuar për aferën e inceneratorëve.

Bllako nga kjo e mërkurë, rreth 1 muaj pasi ndryshoi masa e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtepie”, do të qëndrojë në qeli, pas ankimit të bërë nga SPAK me akuzat për korrupsion me inceneratorin e Fierit.

Pak javë më parë SPAK deklaroi se është kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, për zëvendësimin e masës së sigurisë, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, për Bllakon.

SPAK tha se nuk ekzistojnë kushtet për ta liruar dhe se do të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Alqi Bllako dhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dyshohet se kanë falsifikuar dokumentin për llojin e tokës ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit.

SPAK ka provuar se ajo është ndërtuar në tokë arë, vlera e së cilës është më e lirë. Ky falsifikim i ka sjellë buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 140 mijë eurosh.

Të Fundit