“Na ka ngelur sharra në gozhdë”, Rama sulmon SPAK: Sportel pazaresh

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit është shprehur se do të rriten penalitetet për biznesin e madh.

Sipas ti biznesi i madh nuk duhet të përdorë biznesin e vogël për të bërë evazion, pasi nëse kapet do të goditet.

“Do i rrisim shumë penalitetet për biznesin e madh. Jemi në anën e biznesit të vogël. Ne nuk e konsiderojmë biznesin e madh as oligarkë as hajdutë si ju. Ju bëni kriminelë dhe një nga personalitetet e ekonomisë globale, njeriun që ka ndërtuar gjysmën e madh. Ama këta nuk duhet të përdorin biznesin e vogël për të shitur pa fatura dhe të mos bëjnë evazion. Aty ku do të kapen do të goditen”- u shpreh kreu i qeverisë,

Rama ka sulmuar dhe SPAK duke thënë se ka funksionuar si sportel për të rritur pazarin dhe për të mbyllur kallëzimet që Drejtoria e Tatimeve i ka depozituar.

Kreu i qeverisë akuzoi se SPAK denoncimet e PS ua ka dhënë opozitës.

“Na ka ngelur sharra në gozhdë me Prokurorinë e famshme të Tiranës që ka funksionuar si sportel për të rritur pazarin duke mbyllur çështjet që Drejtoritë tona i çojnë për ndjekje penale. Denoncimet tona ua janë dhënë Partisë së lekut e cila fillojë të bëjë gjithë ato që bëri duke u hedhur hi dhe baltë shqiptarëve”- tha Rama.

Të Fundit