E Enjte, 26 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Shuhet në moshën 76-vjeçare mjeku Ylli Ziçishti, ish-deputet i PS Pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PS-së, Spiropalit i ndryshojnë karrigen në Kuvend, zhvendoset në krahun e opozitës Shehaj: U tmerruat nga deklarata e ambasadorit amerikan për provat, e kaluat ditën duke fshirë e-mailet dhe SMS-të “100 orë punë në interes publik” GJKKO jep vendimin për kryebashkiakun e Vaut të Dejës Ursula Von der Leyen: 338 milionë euro të tjera për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut Berisha refuzon të lirojë foltoren e Kuvendit, vijon fjalimin me mikrofon të fikur Rama ndan pamje nga Konferenca e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor: Vijon edhe sot me diskutime e takime pune STOP-EMISIONI 55(Sezoni 12) 25 Nentor 2026- Pamjet e aksidentit mes dy motorreve, ekspertiza nuk merr videon, fajtor shpallet i godituri. GJKKO merr vendimin, me sa vite burg dënohet nëna e Monika Kryemadhit Gjysma e apartamenteve me qira në Tiranë janë më të shtrenjta se 660 euro/muaj, çmimet për 56 zona
Aktualitet

Alibeaj tregon vijat e kuqe për zgjedhjet e 11 majit: Jo aleancë qelbësirash

Enkelejd Alibeaj, i ftuar në media tregoi se bashkë me zotin Dashamir Shehi po negocion me faktorë të tjerë opozitarë, por me disa kushte.

“Për një njeri të arsyeshëm, do të ishte e udhës të kërkonte bashkëpunim me njerëz që kanë dhënë prova dhe unë besoj se zoti Shehi ka dhënë prova dhe ka dalë faqebardhë në shërbimin ndaj ligjit.

Do ishte mirë të bashkoheshim ne dhe të rinjtë sepse do të jepte një sinjal te publiku, për t’i nxjerrë njerëzit në zgjedhje dhe Edi Rama të mos zgjohet më 12 maj me 71 mandate. Unë uroj të jemi në një front, megjithatë edhe në dy fronte do të ishte gjë e mirë”, tha Alibeaj.

Sipas tij, po negociohet edhe me faktorë të tjerë politikë, por nuk pranoi të bënte publike emrat. Në lidhje me Lulzim Bashën, Alibeaj deklaroi: “Nëse do të ketë parti, do të shohim. Ne e kemi të shkruar që kemi 3 elementë të rëndësishëm për bashkëpunim. E para, raporti me drejtësinë; e dyta, raporti me partnerët; e treta, listat e hapura. Nëse duam të shtojmë një elementi të katërt, do të ishte asnjë lloj raporti me Partinë Socialiste. Janë kritere gjeneraliste, por të moralshme. Kemi menduar të bëjmë bashkim vlerash, jo bashkim për bashkim. Jo aleancë qelbësirash!

Në lidhje me incidentin që ndodhi në protestën e së martës mes aktorëve të rinj të politikës, Alibeaj theksoi: “Në politikë nuk mund të pritet kulmi i maturisë. Duhet protagonizmi, por preferoj më mirë këta të rinjtë që kanë një protagonizëm papjekurie. Jemi në fushatë, besoj se nuk do të ndodhë më”.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑