E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
I mbylli gazetarët e Stop në zyrë, kameramani u godit! Tani noterja në burg Vëllai e denoncoi në Stop, tani përfundon në gjyq! 11.7 milionë lekë dhe firma të falsifikuara U shkarkua nga Veliaj nga drejtimi i Kopshteve dhe Çerdheve, reagon Zhaneta Beqiri U ekzekutua në oborrin e banesës, Policia reagon për atentatin në familjen Hasani, gjendet e djegur makina e autorëve STOP-EMISIONI 52(Sezoni 12) 20 Nentor 2026-E pabesueshme, femije kopshti e filloreje bejne 2 km ne rruge makine per te shkuar ne shkolle STOP-EMISIONI 51(Sezoni 12) 19 Nentor 2026-Denoncime per mashtrim e falsifikim, ne pranga noterja Haxhiu dhe dy zyrtaret bashkepunetore Festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi! 31-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident, plagosen edhe 3 fëmijë “Seksi më i shtrenjtë që nga koha e Helenës së Trojës”, senatori amerikan tallet me skandalin e shefit të Nvidia-s: Shpresoj ta ketë shijuar Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin
KLIPET

I mbylli gazetarët e Stop në zyrë, kameramani u godit! Tani noterja në burg

Noterja Anila Haxhiu, ish-drejtori i Kadastrës Fier, Arben Vojo, dhe kryetari i Njësisë Administrative Dermenas, Dilaver Shyti, arrestohen me vendim të Gjykatës së Fierit, me masën e sigurisë “Arrest me burg”, për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Emisioni “Stop” ka denoncuar në disa raste veprimtarinë e noteres Haxhiu, pas ankesave të qytetarëve, që pretendonin, se kishin paguar për akte noteriale dhe shërbime pronësie, por kishin mbetur pa certifikata pronësie. Gjatë investigimit u evidentuan edhe dyshime për falsifikim vule dhe përdorim të NIPT-it të një fermeri pa dijeninë e tij. Si të mos mjaftonin abuzimet me profesionin, noterja kishte ushtruar edhe dhunë ndaj grupit të xhirimit, rast për të cilin u përfshinë Policia, Prokuroria dhe Gjykata. Pavarësisht denoncimeve dhe reagimeve të atëhershme institucionale, Haxhiu vijoi aktivitetin e saj. Tashmë, drejtësia ka marrë masën e arrestit me burg për të tre personat. Një zhvillim, që rikthen në vëmendje denoncimet e qytetarëve, bërë publike nga emisioni Stop.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑