E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Vëllai e denoncoi në Stop, tani përfundon në gjyq! 11.7 milionë lekë dhe firma të falsifikuara U shkarkua nga Veliaj nga drejtimi i Kopshteve dhe Çerdheve, reagon Zhaneta Beqiri U ekzekutua në oborrin e banesës, Policia reagon për atentatin në familjen Hasani, gjendet e djegur makina e autorëve STOP-EMISIONI 52(Sezoni 12) 20 Nentor 2026-E pabesueshme, femije kopshti e filloreje bejne 2 km ne rruge makine per te shkuar ne shkolle STOP-EMISIONI 51(Sezoni 12) 19 Nentor 2026-Denoncime per mashtrim e falsifikim, ne pranga noterja Haxhiu dhe dy zyrtaret bashkepunetore Festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi! 31-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident, plagosen edhe 3 fëmijë “Seksi më i shtrenjtë që nga koha e Helenës së Trojës”, senatori amerikan tallet me skandalin e shefit të Nvidia-s: Shpresoj ta ketë shijuar Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh
KLIPET

Vëllai e denoncoi në Stop, tani përfundon në gjyq! 11.7 milionë lekë dhe firma të falsifikuara

Prokuroria e Tiranës çon për gjykim Llambi Nika dhe Adelina Nikën, pronarin dhe administratoren e kompanisë “Nika” sh.p.k., të dyshuar për falsifikim dokumentesh dhe fshehje të të ardhurave. Për të dy është caktuar masa e sigurisë “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”. Çështja u bë publike rreth një vit më parë në emisionin Stop, pas denoncimit të Pandeli Nikës, i cili pretendonte, se vëllai i tij kishte falsifikuar firmat në dokumentet e ortakërisë dhe i kishte marrë biznesin e ngritur së bashku që prej vitit 1996. Pavarësisht denoncimeve të përsëritura në Sarandë, ku çështja ishte hetuar nga prokurorja Hava Memko, Pandeli Nika pretendonte, se nuk ishte marrë asnjë rezultat për falsifikimin e firmave dhe dyshimet për evazion fiskal. Pas ndërhyrjes dhe publikimit të rastit në Stop, Pandeli Nika iu drejtua Prokurorisë së Tiranës, e cila kreu hetime dhe evidentoi rreth 11.7 milionë lekë detyrime tatimore të papaguara. Kështu, një çështje, që në Sarandë kishte mbetur pa zgjidhje, tashmë ka përfunduar në dyert e gjykatës.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑