Bitcoin ra nën 90 000 dollarë për herë të parë pas shtatë muajsh, ndërsa disa javë më parë kapi vlerën rekord 126 mijë dollarë. Kjo rënie ka krijuar kaos në tregun e kriptovalutave, me një zhvlerësim që nuk ishte parë që në kohën e pandemisë Covid-19.
Analistët dhe investitorët thanë se një kombinim i dyshimeve në lidhje me uljet e ardhshme të normave të interesit në SHBA, ka lëkundur këtë treg, pas një periudhe të gjatë me ecuri pozitive në bursë.
“Shitjet zinxhir po nxiten nga kompanitë e listuara në bursë dhe investitorët institucionalë që dalin nga pozicionet e tyre pas akumulimit gjatë rritjes, duke përkeqësuar rreziqet e përhapjes në të gjithë tregun. Kur mbështetja dobësohet dhe pasiguria makroekonomike rritet, besimi mund të minohet me një shpejtësi të jashtëzakonshme”, thuhet në një raport analitik të blockchain.
Me këtë ecuri, edhe kompanitë që grumbullojnë kriptomonedha kanë rënë për shkak të përkeqësimit të ndjenjës së investitorëve.
Pas Bitcoin edhe Eterium, edhe kriptomonedha të tjera kanë qenë nën presion për muaj të tërë, duke humbur gati 40% të vlerës së tyre.



